Mandati i Berishës përfundon në pranverë, Alimehmeti: PD duhet të riorganizohet

Mandati i Berishës përfundon në pranverë, Alimehmeti: PD duhet të riorganizohet

Kandidatë për deputetë, ish-deputetë dhe anëtarë të strukturave të Partisë Demokratike u mblodhën këtë të enjte për rreth tre orë, në një takim të mbyllur ku u diskutua për drejtimin e ardhshëm të forcës më të madhe opozitare. Ilir Alimehmeti, foli në “Top Story” për domosdoshmërinë e një kursi të ri politik. Ai theksoi se PD duhet të rikthejë besimin e demokratëve, të riorganizohet dhe të hyjë në zgjedhjet e ardhshme si një forcë e konsoliduar. “Pranverën që vjen mbarojnë të gjitha mandatet. Do të ketë proces zgjedhor të brendshëm dhe një mundësi reale për riorganizim. Kush ka vizionin më të mirë politik do të dijë çfarë duhet bërë,” tha Alimehmeti. Ai shtoi se demokratët dhe opozitarët në tërësi presin që PD të bëhet një...