Përgjimet e SPAK, Muça: Denigrimi i figurës nuk ka interes publik

Përgjimet e SPAK, Muça: Denigrimi i figurës nuk ka interes publik

Gazetari Flogert Muça, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka analizuar përballjen mes SPAK-ut dhe politikës, si edhe atë që po shihet në publik. Sipas Muçës, deri më sot denigrimet publike të çdo lloj politikani nuk kanë asnjë interes publik. Muça tha se përgjimet që publikohen sot në media mund të shërbejnë vetëm si konsum politik, por nuk kanë asnjë interes publik, pasi interesi i vërtetë është të dihet se ku shkojnë milionat e vjedhura. “E rëndësishme është të bëhet drejtësi, jo të dalin përgjime. Tek ne bëhen denigrime publike, dalin gjëra të parëndësishme për këdo, dhe nuk ka rëndësi nëse bëhet drejtësi apo nëse gjenden paratë. Ku janë 90 milionë euro? Këto të na tregojë SPAK, jo të...