Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Alarmi i dronëve të panjohur në Europë, Holanda blen 100 radarë për zbulimin e tyre
Ministria Holandeze e Mbrojtjes njoftoi sot se do të sigurojë 100 radarë për të zbuluar dronë, disa ditë pasi spikatjes së disa dronëve që shkaktuan alarm në Aeroportin e Eindhovenit dhe Bazën Ajrore Volkel. Këto janë sisteme të teknologjisë së përparuar, të prodhuara nga kompania holandeze Robin Radar. “100 radarët nuk do të dorëzohen të gjithë në të njëjtën kohë”, sqaroi Ministria Holandeze e Mbrojtjes. Të parët do të dorëzohen nesër dhe pjesa tjetër do të dorëzohet gradualisht, deri në fund të vitit 2026. Javën e kaluar, aeroporti i Eindhovenit u mbyll për disa orë pasi u vunë re dronë në zonë. Forcat e armatosura holandeze përdorën sisteme armësh kundër dronëve që iu afruan bazës ajrore Volkel, e cila ndodhet 40 kilometra nga Eindhoven. Ndërhyrjet...