Preket reforma në drejtësi, maxhoranca kërkon ndryshimin e dy ligjeve

Preket reforma në drejtësi, maxhoranca kërkon ndryshimin e dy ligjeve

Maxhoranca socialiste kërkon ndryshimin e reformës në drejtësi. Amendamentet që mbajnë firmën e deputetit Olsi Komici propozojnë ndryshime në dy ligje, atë për “Për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve” dhe “Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.  Ndryshimet e propozuara kërkojnë 84 vota dhe forcojnë filtrat se si zgjidhen anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë që vijnë nga jashtë sistemit të drejtësisë, si avokatia, shoqëria civile apo bota akademike.  Parashikohet që pasuria dhe pastërtia e figurës së kandidatëve të verifikohet më thellësisht nga Avokati i Popullit, duke përfshirë tatimet, prokuroritë si edhe institucione të tjera.  Po ashtu, propozimet forcojnë edhe një kompetencë të Prokurorit të Përgjithshëm, mendimi i së cilit duhet të merret në konsideratë nga Këshilli i Lartë...