Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Çështja Balluku/ “SPAK, vendim me ndikim të rëndë politik”- Beqiri: Provat janë mbledhur, s’mund të pezullohet se…
Avokati Idajet Beqiri e cilësoi vendimin e SPAK sa i takon zëvendës kryeministres Balluku, si një vendim me ndikim të rëndë politik. Beqiri tha në studion e ‘Real Story’ se masat e pezullimit ndaj Ballukut nuk kanë pse të ndërmerren përsa kohë që provat janë marrë. Më tej, Beqiri shtoi se Gjykata Kushtetuese nuk ka pse e cilëson vendimin e SPAK si kushtetues, dhe akuza e cila rëndon ndaj Balluku dënohet nga 5 ditë në 3 vite burg. “Neni 103 e Kushtetutës e ndalon kategorikisht SPAK të marrë një masë pezullimi nga detyra. Thotë se ministri për imunitet barazohet me të deputetin, mbaron kjo histori. SPAK nuk duhet ta bënte një vendim të tillë, Gjykata Kushtetuese nuk mund ta thotë që është vendim kushtetues. Kemi të bëjmë jo me një organ akuze, por me një kërkesë që...