Balla në dhomën e Lordëve: Shqiptarët në Britani janë burim që duhet vlerësuar

Balla në dhomën e Lordëve: Shqiptarët në Britani janë burim që duhet vlerësuar

Në mjediset e Dhomës e Lordëve, dhoma e ulët e Parlamentit britanik u organizua këtë të enjte një pritje për nder të kontributit të shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova në jetën ekonomike, publike, akademike të Mbretërisë së Bashkuar. Me ftesë të Lord Mann, Anëtar i pavarur i Dhomës së Lordëve, pritja u organizua nga Dhoma e Tregtisë Britani–Kosovë, Dhoma e Tregtisë Britani–Shqipëri dhe Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, me praninë e lordëve, deputetëve, ambasadorëve dhe dhjetëra bashkatdhetarëve. Në këtë aktivitet në Londër ishte i ftuar edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, i cili mbajti një fjalim vlerësimi dhe mirënjohjeje për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar. Në hapje të...