Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Sofra e Pavarësisë, Spiropali me Presidenten Osmani: Shkodra shtëpia juaj, simbol i pathyeshëm i unitetit kombëtar
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali, së bashku me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, iu bashkuan festimeve për 113 vjetorin e Pavarësisë në Shkodër. Nga “Sofra e Pavarësisë”, në atmosferën kuqezi, Spiropali deklaroi se “sot shumë se kurrë më parë, Shkodra qëndron e palëkundur si një simbol i pathyeshëm i unitetit e bashkimit kombëtar”.
Spiropali mirëpriti me një mesazh edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. “Sofra e shqiptarit i përket mikut. Asnjë shprehje nuk rrok më fort shpirtin tonë të mikpritjes. Veçse, ju, e nderuar Vjosë, në këtë qytet vërtet jeni mike, por jo mysafire. Sepse ju, ashtu si të gjithë bashkëkombasit tuaj, vëllezërit e të njëjtit gjak, këtu jeni në shtëpinë tuaj”, tha Spiropali. Ministrja shtoi se “zotimi ynë më i madh,...