Kompania hungareze nis bisedimet, kërkon të blejë aksione ruse në Industrinë e Naftës së Serbisë

Kompania hungareze nis bisedimet, kërkon të blejë aksione ruse në Industrinë e Naftës së Serbisë

Kompania hungareze, MOL, mund ta blejë një pjesë të aksioneve në Industrinë e Naftës së Serbisë, NIS, e cila është në pronësi ruse, dhe bisedimet për këtë mundësi janë ende duke vazhduar, tha të enjten shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban. Serbia duhet ta gjejë një blerës për NIS-in, i cili është nën sanksione amerikane për shkak të pronësisë së tij ruse. Këto sanksione kanë ndalur furnizimet me naftë të papërpunuar nga tubacioni kroat, JANAF. Beogradi ka paralajmëruar se NIS, si rafineria e vetme e naftës në Serbi, do të detyrohet të mbyllet këtë javë, nëse zbatimi i sanksioneve nuk shtyhet. Orban, i cili u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq gjatë një vizite në Serbi të enjten, tha se do të zhvillojë bisedime...