Plehrat nga Shqipëria ‘përmbytin’ Dubrovnikun/ ‘New York Times’: Ambasada shqiptare në SHBA nuk reagoi ndaj kërkesës tonë

Plehrat nga Shqipëria ‘përmbytin’ Dubrovnikun/ ‘New York Times’: Ambasada shqiptare në SHBA nuk reagoi ndaj kërkesës tonë

Nga Adeel Hassan, THE NEW YORK TIMES Mbeturinat e një vendi mund të jenë, në fakt, mbeturinat e një vendi tjetër. Zyrtarët në Dubrovnik, Kroaci, nuk kanë mundur të gjejnë asnjë “thesar” në sasinë kolosale të mbeturinave që u përplasën në breg këtë javë në qytet, i cili shpesh quhet “Perla e Adriatikut” dhe zakonisht është i tejmbushur me turistë. Ata thanë se plehrat vinin kryesisht nga Shqipëria. Një stuhi në Detin Adriatik trazoi ujërat, dhe rrymat e fuqishme jugore depozituan tonelata mbeturina, tha një zyrtar i qytetit, në dy atraksione kryesore turistike: plazhin Banje dhe Qytetin e Vjetër. “Bazuar në etiketat dhe materialet e gjetura, pjesa dërrmuese e mbeturinave duket se kanë origjinë nga Shqipëria,” tha të mërkurën Marija Pajic Bacic, një përfaqësuese e...