Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Operacioni antidrogë/ Zbardhen tre emra shqiptarësh të arrestuar, por grupi dyshohet shumë më i gjerë
Janë zbardhur emrat e 3 të arrestuarve në Shqipëri, në kuadër të operacionit antidrogë të zhvilluar nga SPAK dhe Prokuroria e Brescias. Bëhet fjalë për shtetasit, Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj të cilët akuzohen si pjesë e grupit kriminal që merrej me shitjen dhe transportin e lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut, Shqipëria dhe Italia. Në kuadër të operacionit janë lëshuar 24 urdhër arreste, nga të cilat janë ekzekutuar 10 prej tyre, mes të arrestuarve edhe Oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj. Hetuesit bënë me dije se bazat e grupit kriminal shqiptar ishin në Rovato dhe Palazzolo, ndërsa importi i drogës dhe operacionet e mëvonshme të trafikimit ishin në duart e klaneve shqiptare. Sipas mediave italiane, kokaina mbërrinte nga Amerika e Jugut, ndërsa heroina nga Shqipëria. Transporti kryhej përmes kamionëve...