Alarm në Greqi/ Stuhia “Adel” godet vendin, ja zonat më të rrezikuara

Alarm në Greqi/ Stuhia “Adel” godet vendin, ja zonat më të rrezikuara

Një stuhi e fuqishme e quajtur “Adel” ka goditur Greqinë, ditën e sotme duke shkaktuar dëme të mëdha, raportojnë mediat greke. Sipas raportimeve stuhia ka goditur Greqinë perëndimore dhe veriperëndimore duke përmbytur rrugë dhe shtëpi, si dhe duke shkaktuar rrëshqitje dheu dhe mbyllje rrugësh. Shërbimi meteorologjik EMY ka ngritur alarmin se shiu do të prekë pjesën më të madhe të vendit edhe në 48 orët e ardhshme.  Duke filluar nga kjo pasdite, parashikohen stuhi me bubullima dhe breshër lokal në Epir, Etoli-Akarnani, Peloponezin perëndimor dhe jugor, Maqedoninë lindore, Traki dhe në njësitë rajonale të Halkidikisë, Seresit, Kilkisit dhe Selanikut. Të premten, shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi do të përhapen në Greqinë veriore, ishujt e Egjeut Lindor nga mesdita dhe në Dodekanezë nga mbrëmja.