Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Rojtare para se të merrte mandatin e deputetes? Reagon Zegjine Çaushi, publikon dokumentat: Kam qenë juriste!
zegjine caushi-dokumentat TIRANË- Deputetja Zegjine Çaushi ka reaguar duke mohuar lajmet që po qarkullojnë gjatë orëve të fundit, sipas të cilave pretendohet se socialistja më e re në Kuvend, ka punuar si “rojtare” në kompaninë “Illyrian Guard”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çaushi ka sqaruar qytetarët dhe ndjekësit, duke publikuar disa dokumenta që faktojnë sipas saj, se pozicioni i saj ka qenë juriste dhe jo rojtare. Çaushi ka vijuar me sqarimin, teksa numëron pozicionet e saj të punës ndër vite. Ajo shtoi më tej edhe arsyet e largimit nga puna në “Illyrian Guard”, duke përgënjeshtruar sërish lajmin në media. dokumenti i publikuar nga deputetja Çaushi Postimi i plotë: Të dashur qytetarë të Qarkut Fier,Për ju ndiej detyrim të reagoj.Me gjithë respektin e madh që kam për mediat...