Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Zhbllokoni asetet e ngrira ruse”- Ukraina kërkesë BE: Na duhet një kredi për luftën kundër Rusisë
Zyrtarët paralajmërojnë se Ukraina ka ende nevojë të madhe për mbështetje të mëtejshme financiare nga aleatët. Sipas mediave të huaja, Kievi i ka bërë një thirrje të re BE-së që të zhbllokojë miliarda dollarë asete të ngrira ruse dhe t’i përdorë ato për të financuar një kredi në mbështetje të luftës së saj kundër Rusisë. Kjo kërkesë vjen pasi Ukraina siguroi një miratim paraprak për 8.2 miliardë dollarë (6.19 miliardë paund) nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për të ndihmuar vendin të ruajë stabilitetin makroekonomik dhe të forcojë financat publike. Pavarësisht programit, Ministria e Financave e Ukrainës thotë se nevoja për “financim të jashtëm në kohë dhe në shkallë të gjerë” mbetet “kritike”. Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha u ka bërë thirrje partnerëve të Ukrainës...