Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
U vra nga studentja/ Zbardhet pas 17 vitesh e vërteta e zhdukjes së profesorit…
Një nga rastet më tronditëse të viteve të fundit në Turqi është rishfaqur pas pothuajse dy dekadash heshtjeje, duke zbuluar një krim që ishte varrosur në kuptimin e mirëfilltë dhe figurativ. Profesori 51-vjeçar i matematikës, Hikmet Akçay, i cili ishte zhdukur në mënyrë misterioze në vitin 2006 në Stamboll, dyshohet se është vrarë nga ish-studentja tij dhe tre bashkëpunëtorë, në një mjedis plot obsesion, kërcënime, pasione dhe një përpjekje për të zhdukur plotësisht provat. Çështja u zgjidh vetëm pesë muaj para se të skadonte afati i parashkrimit të krimit, kur Drejtoria e Personave të Zhdukur e Departamentit të Policisë së Stambollit, pas urdhrave të Shefit Selami Yildiz, nxori në pah dosjet e vjetra të çështjeve që ishin klasifikuar si të pazgjidhura për vite me radhë. Hikmet Akçay u raportua i...