Ngrihet kuratoriumi për sigurinë rrugore, ministri Hoxha: Çdo aksident i shmangur është një jetë e shpëtuar

Ngrihet kuratoriumi për sigurinë rrugore, ministri Hoxha: Çdo aksident i shmangur është një jetë e shpëtuar

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha gjatë fjalës në aktivitetin për prezantimin e Kuratoriumit (Bordit) për Sigurinë Rrugore, tha se qeveria shqiptare e ka në fokus sigurinë rrugore. Për të fuqizimi i Policisë përmes edhe teknologjisë bën një monitorim në të gjitha akset e vendit. Hoxha ndau edhe rezultatet krahasuese të jetëve të humbura si pasojë e aksidenteve rrugore, mjet-individ nga viti 2012 e deri vitin e kaluar. ”Në vitin 2012 numri i jetëve të humbura ishte 334, në 2024-ën ishte 175 viktima në aksidente. Krahasimet me të vdekurit nuk duhet të bëhen, por këto janë fakte dhe tregojnë që një dukuri që ndodh në rrugët tona, si edhe një standard që shtetet e BE-së e kanë kaluar. Aksidentet me pasojë vdekjen mjet me këmbësor ku...