Minatorët e Spaçit mbyllin protestën pas 40 ditësh: Beteja do vazhdojë në rrugë ligjore

Minatorët e Spaçit mbyllin protestën pas 40 ditësh: Beteja do vazhdojë në rrugë ligjore

Pas 40 ditësh në protestë për paga më të larta dhe kushte më të mira pune, minatorët e Spaçit në Mirditë i dhanë fund protestës së tyre, për ta ndjekur konfliktin me kompaninë minerare në rrugë ligjore. Vendimi u mor nga Komisioni i Grevës dhe Këshilli Sindikal, pas një tubimi të zhvilluar në hyrje të rrugës së Spaçit. Minatorët dhe sindikalistët deklaruan se do ta vijojnë betejën e tyre deri në plotësimin e 10 kërkesave që i janë dorëzuar kompanisë turke “Tete Albania”. “Duam që grevën ta mbyllim këtu, për t’i hapur rrugë pretendimeve të qeverisë se në kohë greve nuk mund të bëjmë kontrolle. Ne do të vazhdojmë rrugën ligjore dhe punën tonë sindikale pa ndërprerje. Dua t’u falenderoj të gjithëvë për mbështetjen që...