Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
VIDEO/ Përmbytjet në Lezhë, Gjekmarkaj: Banorët po lëvizin me gomone…
Drejtuesi politik i PD për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, e cilëson situatën e përmbytjeve në disa fshatra të këtij qarku emergjente. Në një mesazh në rrjetin social facebook, Gjekmarkaj shkruan se banorët po lëvizin me gomone në pronat e tyre dhe po bëjnë çmos për të shpëtuar çfarë u ka mbetur, ndërsa institucionet shfaqen me dalje mediatike që nuk u ofrojnë asnjë zgjidhje konkrete. “Në vend të masave të qarta, koordinimit dhe mbështetjes reale për komunitetin, pushteti duket më i interesuar të kontrollojë narrativën e opozitës që denoncon vështirësitë e banorëve, ta sulmojë atë, sesa të kontrollojë situatën. Kjo qasje e shkëputur nga realiteti vetëm sa e thellon krizën dhe tregon paaftësi për t’u përballur me emergjencat që prekin drejtpërdrejt jetën dhe punën e...