Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Përzieni këto 3 përbërës dhe pianura do të bëhet “xixë”
Me kalimin e viteve, pajisjet elektroshtëpiake kanë ndryshuar shumë dhe janë bërë gjithmonë e më të sofistikuara. Nëse deri para 10 a 15 vitesh kishit në shtëpi soba të mëdha me vatra gazi e korenti që shpeshherë i ngjanin një rrjete merimange pasi mblidhnin shumë thërrime ushqimi apo shenja vaji, sot vendin e tyre e kanë zënë sobat me pianurë prej xhami dhe qeramike. Por sipërfaqja e tyre e sheshtë dhe e lëmuar shpeshherë i tremb amvisat, sidomos në rast se tregohen të pavëmendshme dhe derdhin gabimisht qumështin, gjellën apo kur skuqin perime me shumë vaj. Gaboheni nëse mendoni që një pajisje e shtrenjtë kërkon me patjetër larës të shtrenjtë. Zgjidhja është pikërisht në kuzhinë, po aty ku keni edhe sobën. Sot, Living ju njeh...