Ligj i ri për sinjalizuesit, mbrojtje për punonjësit që raportojnë korrupsionin

Ligj i ri për sinjalizuesit, mbrojtje për punonjësit që raportojnë korrupsionin

Qeveria shqiptare ka propozuar një ligj të ri për sinjalizuesit, me qëllim mbrojtjen e punonjësve që raportojnë korrupsionin dhe shkeljet e ligjit në sektorin publik apo privat.  Qeveria i ka propozuar Kuvendit një projektligj të ri, i cili synon të forcojë sistemin e sinjalizimit dhe mbrojtjen e personave që raportojnë korrupsionin apo shkelje të ligjit.  Projektligji, i depozituar në Kuvend nga deputeti socialist Erion Malaj, parashikon ngritjen e një mekanizmi të unifikuar sinjalizimi brenda institucioneve.  Institucionet publike dhe subjektet private me më shumë se 50 punonjës detyrohen të krijojnë struktura të posaçme për pranimin, shqyrtimin dhe administrimin e sinjalizimeve.  Çdo person që raporton një shkelje gëzon garanci të forta ligjore kundër hakmarrjes. Ligji ndalon veprime si largimi nga puna apo pezullimi për ata punonjës që kanë raportuar...