Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Presidentja Osmani në Shkodër për Pavarësinë: Shqipëria dhe Kosova, dy shtete që synojnë integrimin në BE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është bashkuar festimeve në Shkodër për Pavarësinë dhe çlirimin e Shqipërisë. Osmani është pritur në këtë takim nga kryebashkiaku Benet Beci, me të cilin ka zhvilluar një takim në ambientet e Bashkisë së Shkodrës. Në një prononcim për mediat, tha se Shkodra është një qytet që ka dhënë shumë për Shqipërinë dhe natyrshëm që lidhjet me Kosovën kanë qenë shumë të afërta. ”Shkodra vërtet e ka ndihmuar Kosovën në momente më të rënda. Në vitin 1998-1999, të gjithë qytetarët e Gjakovës dhe pjesët e tjera që kanë qenë më afër kanë qëndruar këtu, ku qytetarët e Shkodrës kishin zemrat dhe shtëpitë e tyre të hapura. Shkodra ka qenë pas nesh edhe në rindërtimin tonë pas luftës si dy shtete...