Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
21 janari, Ilir Meta kërkon të dëshmojë/ Juristja: S’i duhet askujt, as si dëshmitar as si politikan. Berisha përgjegjësi kryesor!
Juristja Brizida Gjikondi, foli për deklaratat e Ilir Metës i cili ka kërkuar të flasë për dosjen e “21 janarit”. Gjikondi tha se e sheh si një taktikë të shëmtuar. Gjikondi u shpreh në “News Line” në ABC News se nga ana tjetër kreu i PD Sali Berisha po përpiqet të shfajësojë vetën, edhe pse theksoi se një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë pasi “21 janari” ishte krim shtetëror. “Taktika e Metës e shëmtuar. Pasi ka pasur kohë 14 vite. Nuk besoj kurrë që zoti Meta ka prova apo dëshmitarë. Dhe mendoj që ka qenë një blof, që gjoja në mënyrë indirekte do të ndihmojë Berishën. Por në 21 janar ishte krim kundër njerëzimit dhe ashtu do ta quaja. Pra Meta do të ishte mirë të heshte. Sa për deklaratat e Berishës, ai...