Shkencëtarët ngrenë alarmin/ Gripi i shpendëve mund të shkaktojë një pandemi më të keqe se COVID-19

Shkencëtarët ngrenë alarmin/ Gripi i shpendëve mund të shkaktojë një pandemi më të keqe se COVID-19

Virusi i gripit të shpendëve, i cili po përhapet mes zogjve të egër, shpendëve të fermave dhe gjitarëve, mund të çojë në një pandemi edhe më të rëndë se COVID-19 nëse arrin të përshtatet për transmetim nga njeriu te njeriu, deklaroi sot drejtoresha e qendrës për infeksionet respiratore të Institutit Pasteur. Gjatë viteve të fundit, gripi i shpezëve ka shkaktuar asgjësimin e qindra milionë shpendëve, duke dëmtuar zinxhirët ushqimorë dhe duke rritur çmimet, megjithëse infektimet te njerëzit mbeten të rralla. “Ajo që na shqetëson është mundësia që virusi të përshtatet tek gjitarët, e sidomos tek njerëzit, duke u bërë i aftë për transmetim nga njeriu te njeriu dhe kështu të shndërrohet në një virus pandemik”, tha për Reuters Marie-Anne Rame Verty, drejtoreshë mjekësore e qendrës...