Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Operacion i përbashkët me Prokurorinë italiane, SPAK jep detaje nga aksioni ku u atrrestua një oficer shqiptar dhe u sekuestruan 1.3 ton kokainë
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë detaje mbi operacionin e përbashkët me Prokurorinë e Breshias ku u sekuestruan 1300 kg kokainë, 550 mijë euro cash dhe u lëshuan 21 urdhër-arreste. SPAk bën me dije se gjatë aksionit të përbashkët janë arrestuar në flagrancë 10 subjekte, pjesë e grupit kriminal dhe janë sekuestruar mbi 550.000 euro ‘cash’, 10 autovetura, 1 pistoletë gjysmëautomatike dhe 130 kg lëndë narkotike (kokainë dhe heroinë) e cila, në rast se do të hidhej në treg mund të arrinte vlerën e rreth 12 milionë eurove. Njoftimi i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar fazën kryesore të hetimeve për procedimet penale nr. 49/3 (viti 2023, ish nr.49 viti 2019) dhe nr. 29...