Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Një eko e thjeshtë e qafës mund të zbulojë atakun në zemër tek të moshuarit
Një studim i ri sugjeron se një skanim i thjeshtë i qafës, mund të ndihmojë në identifikimin e shenjave të hershme paralajmëruese të pamjaftueshmërisë së zemrës tek burrat. Metoda – e ngjashme me ultratingujt e ofruar gjatë shtatzënisë – është “e sigurt, e lirë dhe pa dhimbje” dhe është diçka që mjekët e përgjithshëm mund ta marrin në konsideratë t’ua ofrojnë pacientëve mbi 60 vjeç, thanë studiuesit. Skanimi, i njohur si ultratinguj karotide, zgjat midis 15 dhe 30 minutash dhe kryhet duke përdorur një pajisje të vogël dore që lëviz butësisht mbi qafë. Kjo i lejon mjekët të shohin fleksibilitetin e arterieve karotide, enët kryesore që furnizojnë me gjak trurin, fytyrën dhe qafën. Arteriet e mëdha në trup janë elastike, por mund të ngurtësohen me...