Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Sulmi ndaj dy ushtarëve të Gardës Kombëtare/ Del fotoja e autorit, ka punuar me CIA në Afganistan
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me të shtënat me armë të ndodhura pranë Shtëpisë së Bardhë ku u qëlluan me armë dy ushtarë të Gardës Kombëtare. Drejtori i CIA, Ratclife ka thënë se autori i dyshuar, Rahmanullah Lakanwal ka punuar më parë me CIA në Afganistan. Ndërkohë ushtarët që mbetën të plagosur i janë nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, për shkak të gjendjes kritike. Gjithashtu, drejtori i CIA-s, John Ratcliffe tha se autorit të dyshuar iu lejua të hynte në SHBA për shkak të punës së tij të mëparshme me qeverinë amerikane.