Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
FOTOT/ Qyteti i Vlorës “vishet” kuq e zi në prag të festës së Pavarësisë
Vlora është veshur këtë të enjte me ngjyrat kuqezi, teksa qyteti përgatitet për 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë. Kudo në rrugët e qytetit shihen flamuj kombëtarë të vendosur në bulevardin “Ismail Qemali”, në Sheshin e Flamurit dhe përgjatë akseve kryesore hyrëse në qytet. Atmosfera festive ndihet në çdo cep të Vlorës, ndërsa dekorimet po i japin qytetit një pamje simbolike dhe historike. Një flamur gjigant është vendosur pranë godinave në Sheshin e Flamurit, duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe vizitorëve. Nesër pritet mbërritja e autoriteteve më të larta të vendit, ndërsa edhe mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria pritet t’i bashkohen festimeve në kryeqytetin e Pavarësisë. Vlora duket plotësisht gati për të përjetuar një tjetër 28 Nëntor madhështor.