Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Serbia zgjat afatin për përzgjedhjen e punëtorëve të rinj shëndetësorë në Kosovë në prag të zgjedhjeve të reja
Disa parti politike serbe në Kosovë, të cilat në zgjedhjet e tetorit fituan ulëse në kuvende komunale në disa komunave me shumicë serbe, e kanë kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë për ta zgjatur deri më 15 janar të vitit të ardhshëm konkursin për përzgjedhjen e punëtorëve të rinj në institucionet e saj që funksionojnë në mjediset serbe në Kosovë. Fjala është për një konkurs për disa qindra vende të reja pune, të cilin, para të gjithëve dhe në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit në Kosovë, e kishte paralajmëruar vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se “shteti i Serbisë kujdeset për komunitetin serb në Kosovë”. Tani, zgjatja e afatit për përzgjedhjen e punëtorëve arsyetohet me numrin e madh të...