Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Lëvizje e re në PD? Takimi “i fshehtë” nga më të votuarit e partisë, nga Salianji te Alimehmeti…(DETAJET)
foto ilustrim: pd-ilir alimehmeti-ervin salianji TIRANË- Një takim i rëndësishëm, jashtë syve të medias, është zhvilluar sot mes disa prej emrave më të votuar në listën e hapur apo primaret e PD-së, në ambientet e një hoteli privat në kryeqytet. Bëhet fjalë për ish-deputetë dhe drejtues të lartë të Partisë Demokratike, emra të cilët janë renditur si ndër më të votuarit në zgjedhjet e 11 Majit dhe në primaret e kësaj force politike. Mësohet se në takimin që zgjati rreth 3 orë, 'më të votuarit' kanë diskutuar për të ardhmen e partisë më të madhe të opozitës. Burime bëjnë me dije se në takim ishin të pranishëm: Ish-drejtuesi politik i Kavajës Ervin Salianji, Ilir Alimehmeti që ishte i dyti më i votuari i PD-së në qarkun e Tiranës, Hysen Kadiu që rezultati...