Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Ceremoni madhështore në Ankara, Papa Leone XIV pritet nga presidenti Erdogan
Papa Leone XIV u prit këtë të enjte nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në Kompleksin Presidencial në Ankara, në një ceremoni zyrtare të shoqëruar me nderime ushtarake dhe pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të shtetit. Dy udhëheqësit u drejtuan drejt zonës të ceremonisë, ku u luajtën himnet kombëtare të dy vendeve, të shoqëruara nga shtëna topash. Më pas u zhvillua prezantimi i delegacioneve, ku Erdogan dhe Papa Leone XIV paraqitën anëtarët e ekipeve të tyre përkatëse. Ceremonia vijoi me tërheqjen e dy delegacioneve për bisedime private në kuadër të vizitës zyrtare të Atit të Shenjtë në Turqi. Në takim morën pjesë Zëvendëspresidenti turk Cevdet Yılmaz, ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy, Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës Hakki...