Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Metës, do vazhdojë të qëndrojë në qeli
Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e paraqitur nga Ilir Meta, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin Vendimi është bërë publik sot, duke vulosur kështu qëndrimin e ish-Presidentit të Republikës në qeli. “Mospranimin e rekursit të kërkuesit/të pandehurit Ilir Metaj, kundër vendimit nr. 183 (87-2025-284), datë 08.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin”, thuhet në njoftimin zyrtar. Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në...