Adelina Tahiri e ashpër ndaj kritikëve për ndarjen nga jeta të Shpatit: Njerëzit po i nderoni vetëm pasi vdesin

Adelina Tahiri e ashpër ndaj kritikëve për ndarjen nga jeta të Shpatit: Njerëzit po i nderoni vetëm pasi vdesin

Lajmi për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi tronditi mbarë komunitetin shqiptar. Mes shumë reagimeve prekëse ishte edhe ai i mikeshës së tij të afërt, Adelina Tahiri, e cila publikoi dedikime të ndjera për artistin e ndjerë. Ajo shkroi se dhimbjen për Shpatin do ta mbajë gjithmonë në zemër, duke e kujtuar me mall dhe respekt. Megjithëse nderoi mikun e saj me postime prekëse, Adelina u gjend në qendër të kritikave pasi publikoi edhe një fotografi nga një darkë në “Instastory”. Disa ndjekës e akuzuan se po tregonte mungesë respekti në ditën e vdekjes së Shpatit. E vënë nën presion mediatik dhe komenteve, këngëtarja reagoi publikisht në Instagram. Në përgjigjen e saj, ajo dënoi gjykimet e ndjekësve dhe foli hapur për fenomenin e hipokrizisë....