Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Favorizuan autorin e plagosjes në Peshkopi, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimin për tre të pandehurit në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 9 janar 2020 në Peshkopi, ku bashkëfshatari Bukurosh Zagradi, u godit me thikë disa herë. Zagradi, polic jashtë detyrës në momentin e ngjarjes, mbeti i plagosur rëndë. Lidhur me këtë ngjarje ishin arrestuar nën akuzën për tentativën për të favorizuar autorin e plagosjes, tre të pandehur, Sh.C, F.K dhe F.B. Në përfundim të gjykimit, i zhvilluar me procedurë të shkurtuar, GJKKO ka vendosur që: -SH.C të shpallet fajtor për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe e ka dënuar fillimisht me 3 vite burg. Në zbatim të nenit 406/1...