Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Fshihen’ përmasat e vërteta të lejeve të ndërtimit/ Bashkia e Tiranës jep 252 mijë m² në vetëm 3 muaj
Bashkia e Tiranës ka dhënë 250 mijë metra katror leje ndërtimi në tremujorin e tretë të këtij viti. Kjo sipërfaqe përbën 71% të totalit të lejeve të dhëna nga Bashkitë në vend për të njëjtën periudhë, sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT. Megjithatë, INSTAT, që publikoi të dhënat njoftoi se botimi i statistikave mbi lejet e ndërtimit mbështetet aktualisht vetëm në të dhënat e siguruara nga bashkitë, të cilat janë autoritetet kryesore për dhënien dhe raportimin e këtyre lejeve. Megjithatë, VKM nr. 408, datë 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar*, përcakton se në procesin e miratimit të lejeve të ndërtimit përfshihen edhe institucione të tjera përgjegjëse, përveç bashkive. Duke qenë se ende nuk ka një raportim të standardizuar...