Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Kuzhinieri skllav që popullarizoi makaronat me djathë në SHBA
Mijëra familje amerikane festuan Ditën e Falenderimeve duke shijuar një nga gatimet më tipike amerikane: makarona me djathë. Edhe pse origjina e kësaj pjate shpesh lidhet me Italinë apo Zvicrën, historikët thonë se në formën që njihet sot në SHBA ajo është popullarizuar nga një kuzhinier i skllavëruar: James Hemings. Në vitin 1784, Thomas Jefferson, ende para se të bëhej president, u emërua ministër i SHBA-ve në Francë dhe mori me vete Hemings, të cilin donte ta trajnonte si kuzhinier për rezidencën e tij në Monticello, Virginia. Hemings ishte më shumë se sa një kuzhinier i mundshëm: Ai ishte gjysmëvëllai i gruas së parë të Jeffersonit dhe vëllai i Sally Hemings, e cila u bë nënë e gjashtë fëmijëve të presidentit. Në Paris, Hemings u...