Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Il Trovatore” kryevepra e Verdit në dhjetor në Opera,në skenë dhe tenori Josif Gjipali e mezzosoprano Enkeleida Shkoza
Nga Julia Vrapi Historia e operës “Il Trovatore” vjen këtë sezon artistik. Kryevepra e kompozitorit Giuseppe Verdi që njihet për meloditë e fuqishme, dramatikën e thellë dhe kërkesat vokale të larta vjen në skenë në muajin dhjetor në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. “Il Trovatore”, kryevepra botërore e Verdit, rikthehet në skenën tonë me një produksion të ri, që mban firmën e regjisorit Roberto Catalani, realizuar nga Teatro “Amilcare Ponchielli” i Cremonës në Itali. Në mbrëmjet e dhjetorit, muzika, drama dhe pasioni verdian bashkohen në një shfaqje, që shënon edhe një nga momentet e veçanta të kalendarit artistik këtë muaj. Opera “Il Trovatore” ka mbetur një prej veprave më të interpretuara në skenat e mëdha botërore, jo vetëm për shkak të melodive të paharrueshme,...