Aksioni me Italinë! SPAK arreston oficerin e Antiterrorit, prangat iu vunë në Akademinë e Policisë

Aksioni me Italinë! SPAK arreston oficerin e Antiterrorit, prangat iu vunë në Akademinë e Policisë

Igli Haxhiaj TIRANË-Igli Haxhiaj, oficer i Antiterrorit është një nga personat e arrestuar nga SPAK në kuadër të operacionit të përbashkët me Prokurorinë e Breshias, ku u godit rrjeti i gjerë i tafikut të kokainës dhe heroinës. Në momentin e ekzekutimit të urdhrit, Haxhiaj ndodhej në ambientet e Akademisë së Policisë, ku ishte i angazhuar në një kurs tre-mujor specializimi për Antiterrorin. Haxhiaj dyshohet se akuzohet për disa vepra penale, si nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Më herët ai ka qenë tek Operacionalja, periudhë kur dyshohet se është kryer vepra penale. Mësohet se në aksionin e përbashkët mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK është goditur mafia shqiptare, e cila sipas mediave italiane, është përfshirë në trafikun e kokainës nga Amerika Latine dhe heroinës nga...