Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“Në burg e kam të pamundur”, GJKKO pranon kërkesën e Ilir Beqajt që të dëgjojë audio-regjistrimet
Ilir Beqaj TIRANË-Gjykata e Posaçme i dha akses ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj që të dëgjojë audio-regjistrimet e seancave paraprake që janë zhvilluar nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Ish-ministri kërkoi në seancën e kaluar që t’i jepet akses në një nga ambientet e gjykatës që të ketë mundësinë të dëgjojë përgjimet dhe të shikojë provat, pasi në burg e ka të pamundur për shkak të mungesës së pajisjeve. Shkalla e parë e gjyqësorit i vuri në dispozicion Ilir Beqajt njërën prej sallave të Apelit të Posaçëm si dhe administratën e gjykatës, në mënyrë që ai të dëgjojë seancat gjyqësore. Seanca e radhës u la në datën 11 dhjetor. Beqaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar pasi akuzohen për abuzim me fondet e BE-së gjatë kohës që ka qenë drejtor...