Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Përpiqen të mbrojnë vjedhjet”/ Berisha: Rama-Balluku duan të përmbysin vendimin e GJKKO
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në konferencën me gazetarët akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryemistren Belinda Balluku se po përpiqen të përmbysin në Gjykatën Kushtetuese vendimin e ligjshëm të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas Berishës, ky veprim vjen pas pezullimit të Ballukut nga detyra për shkak të akuzave për korrupsion dhe përfitime të paligjshme, dhe përbën një përpjekje për të mbrojtur veprimet e tyre “të kapura në flagrancë” në drejtorinë e përgjithshme të rrugëve. Pjesë nga deklarata Dje unë njoftova se do paraqes sot të gjithë argumentet e pakundërshtueshme ligjore të cilat faktojnë se dyshja Rama-Balluku, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, përpiqen të mbrojnë vjedhjen që kanë bërë. Të kapur në flagrancë me vjedhjet...