Rasti Balluku/ Berisha publikon listën: Ja ministrat e vendeve të BE që janë pezulluar gjatë hetimeve

Rasti Balluku/ Berisha publikon listën: Ja ministrat e vendeve të BE që janë pezulluar gjatë hetimeve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, akuzoi qeverinë për mashtrim publik lidhur me rastet e pezullimit të ministrave në vendet e Bashkimit Europian. Ai kundërshtoi deklaratat e bëra në prani të komisioneres Marta Kos dhe ambasadorëve, duke i cilësuar si të pavërteta. Berisha theksoi se në disa vende të BE-së janë vendosur masa pezullimi për ministra dhe zyrtarë të lartë gjatë kohës që ata kanë qenë nën hetim, pa pritur vendimin përfundimtar të gjykatës. Sipas tij, kjo ka ndodhur në Rumani, Itali, Francë, Kroaci dhe Spanjë. Ai solli shembuj konkretë nga Rumania, ku ministri i Transportit Dan Shova dhe ministrja e Turizmit Elena Udrea u pezulluan në vitin 2015 gjatë hetimeve. Po ashtu, Darius Valcov humbi kompetencat ekzekutive, ndërsa ish-kryeministri...