Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
I bënë mbi 13 orë rezistencë policëve, dalin para gjykatës dy të rrezikshmit e Fushë Arrëzit
Kanë mbërritur në Gjykatë këtë të enjte, më 27 nëntor, për masën e arrestit E.U dhe J.C, të arrestuar dy ditë më parë në fushë-Arrëz, për t’u njohur me masën e sigurisë. Sjellim ndërmend se dy të dyshuarit, u vetëdorëzuan pas më shumë se 13 orësh të rrethuar në një banesë në lagjen Orosh të fshatit Kryezi, Fushë-Arrëz, të hënën e 24 nëntorit. Policia e Pukës kishte rrethuar prej orësh banesën në fshatin Orosh, ku dyshoheshin se fshiheshin J.C., 24 vjeç, dhe Sh.U., të cilët kishin kërcënuar se do të qëllonin ndaj forcave të rendit, nëse afroheshin. Në vendngjarje ishin të pranishëm njësitë e RENEA-s dhe forca të specializuara për ndërhyrje të situatave të rrezikshme. Të dy personat janë të njohur për autoritetet, pasi më...