Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Durrës/ Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurat anësore, vdes në spital 28-vjeçari
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur pak pas mesnatës në aksin Tiranë-Durrës. Një 28-vjeçar, ka humbur kontrollin mbi mjetin që drejtonte dhe për pasojë u përplas me bordurat anësore të rrugës. Si pasojë e lëndimeve të marra. I riu, shtetasi me iniciale A.Gj., ka ndërruar jetë në spital. “Më datë 27.11.2025, rreth orës 00:30, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. Gj., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, dhe më pas automjeti është përplasur me bordurat anësore të rrugës. Si pasojë, 28-vjeçari ka humbur jetën në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel