Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Berisha: Lubi Balluku dhe Edi Rama nuk kapen me të drejtat që u janë cenuar! Pezullimi nuk hyn kërkund në asnjë të drejtë
Kreu i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, ka reaguar ndaj vendimeve të gjykatës dhe qëndrimeve të qeverisë, duke theksuar se ministrat nuk mund të mbrohen pas të drejtave që, sipas tij, nuk u takojnë. Berisha u shpreh se pezullimi i tyre nga detyra nuk cenon asnjë të drejtë kushtetuese dhe nuk lidhet me imunitetin, por me “përpjekjen e hajdutëve për t’u mbrojtur me çdo kusht”. Lideri i opozitës theksoi se gjykata, në rastin e tij, ka vendosur në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut, ndërsa akuzoi ministren Balluku dhe kryeministrin Rama se po manipulojnë opinionin publik për të shmangur përgjegjësinë. Deklarata për media: Për këtë arsye, neni 103/3, i jep ministrit mbrojtjen kushtetuese të nenit...