Një skanim i thjeshtë i qafës mund të zbulojë meshkujt me rrezik të lartë për probleme me zemrën

Një skanim i thjeshtë i qafës mund të zbulojë meshkujt me rrezik të lartë për probleme me zemrën

Disa studiues britanikë thanë se besojnë që mjekët e familjes mund të marrin në konsideratë skanimin e arterieve karotide tek pacientët mbi 60 vjeç. Këto arterie të mëdha furnizojnë me gjak trurin, fytyrën dhe qafën, dhe zakonisht janë elastike. Por shkencëtarët thonë se ato mund të ngurtësohen me kalimin e viteve ose si pasojë e disa sëmundjeve, gjë që mund të çojë në tension të lartë, dështim të zemrës dhe rritje të rrezikut për atak kardiak dhe goditje në tru. Skanimi është i ngjashëm me ekon që bëhet gjatë shtatzënisë dhe përdor një pajisje të vogël dore që lëviz lehtë mbi qafë. Rezultatet tregojnë fleksibilitetin e arterieve karotide, të cilat kalojnë në të dyja anët e qafës, dhe sa shumë ato shtrihen e zgjerohen me...