Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Miliona të shpërdoruara me rrugë të pakolauduar”/ Skandali me Qukës-Qafë Plloçë, PD: Qeveria, simbol i dështimit
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka bërë një deklaratë të ashpër lidhur me projektin e rrugës Qukës–Qafë Plloçë, të cilin e cilësoi si një nga shembujt më flagrantë të abuzimit me fondet publike, vonesave të pajustifikuara dhe dështimeve qeveritare. Sipas saj, rruga 40.5 kilometra, me vlerë të vlerësuar 152 milionë dollarë dhe e financuar nga Banka Islamike për Zhvillim, Fondi Saudit për Zhvillim dhe Qeveria Shqiptare, është shndërruar në simbol të keqmenaxhimit, ndërsa dëmtimet e rënda vetëm dy muaj pas inaugurimit e kanë kthyer projektin në skandal publik. Vangjeli theksoi se ndonëse lotet 1 dhe 2 duhej të ishin përfunduar në vitin 2018 dhe loti 3 në vitin 2017, asnjë prej tyre nuk u finalizua në kohë, duke sjellë një zvarritje prej...