Operacioni antidrogë në Itali, në pranga edhe një oficer i Antiterrorit shqiptar (EMRI)

Operacioni antidrogë në Itali, në pranga edhe një oficer i Antiterrorit shqiptar (EMRI)

Një oficer i Antiterrorit në Policinë Shqiptare është pjesë e personave të arrestuar në Itali, të akuzuar për një grup të strukturuar që trafikonte lëndë narkotike nga Amerika e Jugut dhe nga Shqipëria. Në pranga ka rënë punonjësi i Policisë së Shtetit, Igli Haxhiaj. Para se të ishte pjesë e strukturave të Antiterrorit, Haxhia ka qenë edhe pjesë e Skuadrës Operacionale. Haxhiaj akuzohet për disa vepra penale, nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Sipas raportimeve të mediave italiane, Gjykata e Breishas ka lëshuar në total 24 masa sigurie, 9 prej të cilave janë ekzekutuar në qytetin italian. Sipas të dhënave paraprake janë 49 personash që po hetohen, 46 prej të cilëve janë shqiptarë. Gjatë operacionit janë sekuestruar afro 3 milionë euro, ndërsa nga...