OBSH jep alarmin: Gjysma e diagnozave të HIV në Europë zbulohen shumë vonë

OBSH jep alarmin: Gjysma e diagnozave të HIV në Europë zbulohen shumë vonë

Më shumë se gjysma e diagnozave të HIV-it në Europë (54%) konfirmohen shumë vonë për të siguruar trajtimin optimal të infeksionit. Në vendet e Bashkimit Europian dhe të Zonës Ekonomike Evropiane, kjo përqindje është 48%. Të dhënat vijnë nga raporti i përbashkët i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), i titulluar “Mbikëqyrja e HIV/AIDS në Europë”, të publikuara në prag të ditës ndërkombëtare të HIV/AIDS. Sipas raportit, mbi gjysma e personave të diagnostikuar kanë një numër të qelizave CD4 nën 350 qeliza/mm³, ndërsa rreth një e treta paraqiten me infeksion të avancuar të HIV-it, me më pak se 200 qeliza/mm³. Diagnoza e vonë është më e shpeshtë tek burrat heteroseksualë, përdoruesit e drogës me injeksion dhe...