Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Elton John nuk dorëzohet pasi humbi shikimin: Kam shpresë, një ditë shkenca do të më ndihmojë
Elton John, këngëtari i njohur britanik, përballet me një problem serioz shëndetësor, por nuk ka humbur shpresën se shkenca një ditë do ta ndihmojë të rikuperojë shikimin. 78-vjeçari humbi vitin e kaluar shikimin nga syri i djathtë pas një infeksioni. “Ishte katastrofike,” tha Elton John për Variety. “Sepse humba syrin e djathtë, dhe syri i majtë nuk është shumë i mirë, për 15 muajt e fundit gjërat kanë qenë shumë të vështira për mua. Nuk mund të shihja asgjë, nuk mund të ndiqja asgjë, nuk mund të lexoja asgjë,” shtoi ai, duke përshkruar vështirësitë e përditshme që po përballet. Këngëtari mori infeksionin gjatë pushimeve në Francën e Jugut verën e kaluar. Megjithëse u prekën të dy sytë, shikimi i djathtë u humb plotësisht. Pavarësisht kufizimeve...