Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Garda “blindon” Uashingtonin, dy oficerët e sulmuar janë në gjendje të rëndë. Trump e quan akt terrorist
Dy anëtarë të Gardës Kombëtare që u qëlluan me armë një ditë më parë në Uashington pranë Shtëpisë së Bardhë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Autori është një 29-vjeçar afgan, i identifikuar si Rahmanullah Lakanwal, i cili qëndron në SHBA që nga viti 2021. Ai hapi zjarr rreth orës 15:00 me orën lokale, duke plagosur rëndë dy ushtarët e Gardës, pjesë e forcës së vendosur nga presidenti Donald Trump në Uashington për të luftuar krimin në qytet. Motivi i sulmit mbetet i panjohur, ndërsa dyshohet për një akt të mundshëm terrorist. Kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trumbën me dije se autori do të përballet me denimin me të ashpër, ndërsa ka kritikuar politikat e emigracionit të paraardhësit të tij Joe Biden. “Jam i...