Spiropali në Shkodër me Presidenten Vjosa Osmani për “Sofrën e 113 Vjetorit të Pavarësisë”

Spiropali në Shkodër me Presidenten Vjosa Osmani për “Sofrën e 113 Vjetorit të Pavarësisë”

Pasditen e sotme, 27 Nëntor, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të mirëpresë në Shkodër, Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për të marrë pjesë në “Sofrën e Pavarësisë”, ceremoninë e posaçme të 113 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në orën 18.00, Spiropali dhe Osmani do të mbajnë fjalët e tyre përshëndetëse në “Sofrën e Pavarësisë” në Sheshin “Nënë Tereza”. Pas ceremonisë, rreth orës 19.00, Spiropali dhe Presidentja e Kosovës, do të bashkohen me Kryetarin e Bashkisë, Benet Beci, për koncertin festiv të organizuar nga Bashkia Shkodër.