Shqiptari drejtonte trafikun e drogës nga Holanda në Romë, sekuestrohen 210 kg kokainë, 8 persona në pranga

Shqiptari drejtonte trafikun e drogës nga Holanda në Romë, sekuestrohen 210 kg kokainë, 8 persona në pranga

Autoritetet italiane kanë goditur një rrjet të madh trafiku droge që furnizonte me kokainë tregun e Romës. Guardia di Finanza në bashkëpunim me Antimafian (DDA), ka ekzekutuar urdhër-arreste ndaj 8 personave të dyshuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të specializuar në trafikun e lëndëve narkotike. Sipas RAI, hetimet kanë zbuluar se grupi drejtohej nga një shtetas shqiptar i cili banonte në Holandë, ku përmes platformave të komunikimit të koduar koordinonte lëvizjen e kokainës drejt disa vendeve të Europës, përfshirë Italinë. Në Romë, organizata kishte ngritur një qelizë operative që merrej me pritjen e ngarkesave, depozitimin e tyre në ambiente të sigurta dhe më pas shpërndarjen në pikat kryesore të shitjes në qytet. Zona si Borghesiana, Pigneto, Spinaceto, Torre Spaccata, Alessandrino, Tor De’ Cenci, Finocchio,...